E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Deputetin e Parlamentit Europian zotin Frank Engel

Kryeministri Berisha priti mesditën e djeshme në takim Deputetin e Parlamentit Europian, zotin Frank Engel. Zoti Engel është anëtar i Komitetit te Punës dhe të Çështjeve Sociale, si dhe anëtar i Komitetit Special për Krizën Ekonomike, Financiare dhe Sociale.

Kryeministri Berisha, duke i uruar mirëseardhjen zotit Engel, e njohu atë me zhvillimet ekonomike të vendit. Kryeministri theksoi se programi i ndjekur nga qeveria shqiptare ka pasur si prioritet vendosjen e nivelit më të ulët të taksave në Europë, si dhe zvogëlimin e masës së shtetit nëpërmjet zvogëlimit të administratës dhe kryerjen e reformave me qëllim përmirësimin e eficencës së qeverisjes. "Reformat fiskale si dhe ulja e informalitetit, lufta kundër korrupsionit, u shpreh Kryeministri, kane bërë të mundur që qeveria shqiptare gjate viteve 2006 – 2011 të realizojë një rritje të të ardhurave më shumë se 7.2 miliard dollarë apo 2.5 buxhete më shumë se në të njëjtën periudhë të qeverisjes së mëparshme, të ardhura këto, që bënë të mundur ndërtimin dhe rindërtimin  e mbi 9 mijë km rrugë dhe se me kompletimin e brenda dy viteve të rrjetit të ri rrugor, shqiptarët do vijnë nga çdo skaj i vendit në kryeqytet duke kursyer më shumë se 60% të kohës, që u duhet aktualisht.”

Kryeministri theksoi gjithashtu se ishin këto të ardhura që bënë të mundur të rriten me 120 % rrogat e mësuesve, infermierëve, mjekëve si dhe punonjësve të tjerë, si dhe modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës rrugore dhe shumëfishimin e investimeve.

Kryeministri vlerësoi se reformat strukturore, në fokus të të cilave ka qenë heqja dhe zvogëlimi i licensave, i pengesave administrative, te lejeve, informatizimi i procedurave të prokurimit, të administrimit fiskal, të regjistrimit të biznesit, kanë mundësuar lehtësimin si dhe nxitjen e investimeve të huaja dhe vendore. Në 4 vjet, theksoi kryeministri, Shqipëria ka patur një rritje ekonomike prej 18% dhe një rritje të investime të huaja direkte me 316%  dhe gjatë 4 viteve të marra së bashku, 2006-2011, eksportet e vendit të jenë trefishuar duke bërë të mundur që modeli ynë ekonomik ti rezistoi krizës.

Kryeministri Berisha u shpreh se nxitja e investitorëve të huaj dhe vendore është mbështetur me reformën e ligjit  të koncesioneve që ka mundësuar thithjen e investitorëve në sektorë të ndryshëm si atë të shfrytëzimit te mineraleve, te energjisë, te bujqësisë, etj ku vetem ne sektorin e energjisë jane firmosur 110 kontrata të nënshkruara nga qeveria per ndërtimin e rreth 300 hidrocentraleve, nga të cilat, 73 kanë filluar nga ndërtimi.

Gjithashtu, qeveria, tha ai, i ka kushtuar vëmendje të madhe zhvillimit ne sektorët e arsimit dhe shendetesise, ku përveç rritjes se treguesve sasiore, si rritja e pagave, është e fokusuar ne rritjen dhe përmirësimin e treguesve cilësore. Kryeministri u shpreh se numri i studentëve që ishte 12 në 1000 banorë, është sot 49 për 1000 banorë dhe se 91 % e atyre  që mbarojnë arsimin e detyruar kalojnë në arsimin e mesëm dhe 70 % e atyre që mbarojnë arsimin e mesëm hyjnë në Universitetet e vendit. Kryeministri tha ndër të tjera, se Shqipëria ka njohur rritjen ndër më të shpejtat në botë për treguesin e përdorimit të internetit i cili nga 4,8 përqind qw ishte në vitin 2005, është sot 50 përqind, si dhe interneti wshtw shtrirw në çdo shkollë tw vendit. Ky model ekonomik, vijoi Kryeministri, ka garantuar stabilitet të plotë, kontroll të borxhit, deficit të buxhetit nën 3,5 % dhe inflacion midis 2-3%.  “Shqipëria është i vetmi vend që ka njohur ulje progresive të papunësisë”, tha kryeministri Berisha.

Nga ana e tij, Zoti Frank Engel e falenderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe paraqitjen e reformave te qeverise shqiptare gjate kësaj periudhe. Zoti Engel vlerësoi arritjet e qeverise shqiptare, si dhe angazhimin e vendit tonë në rrugën e integrimit europian. Gjithashtu, zoti Engel duke vlerësuar pozitivisht zhvillimet dhe masat për të siguruar nje qëndrueshmëri fiskale, financiare dhe ekonomike, theksoi se vendi është i përgatitur për te përballuar  situatën dhe efektet e krizës ne hapësirën evropiane dhe rajonale.


12/02/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›