Kryeministri Berisha pret në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), zotin Rramush Haradinaj

Kryeministri Berisha zhvilloi dje në mesditë një takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), zotin Rramush Haradinaj. Kryeministri Berisha dhe zoti Haradinaj diskutuan gjerësisht për zhvillimet në Kosovë dhe në Shqipëri, si edhe për bashkëpunimin midis dy vendeve tona.
26/03/2013
Gjithashtu, Kryeministri Berisha shprehu vlerësimet e tij për qëndrimet dhe rolin konstruktiv të AAK-së në zhvillimet politike në Kosovë.
Kryeministri Berisha dhe kryetari i AAK-së, zoti Rramush Haradinaj, vlerësuan ecurinë e procesit të bisedimeve të zhvilluara në Bruksel, si një zhvillim i rëndësishëm jo vetëm për marrëdhëniet midis Kosovës e Serbisë, por edhe për rajonin në tërësi, paqen dhe stabilitetin.
26/03/2013