E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret nënkryetarin e LDK-së Fadil Ferhati dhe kryetarin e grupit parlamentar të saj Lutfi Haziri

Kryeministri Berisha priti sot në një takim z. Fadil Ferhati, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës  dhe z. Lutfi Haziri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së.

Kryeministri Berisha dhe përfaqësuesit e LDK-së diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kryeministri Berisha e njohu z. Ferhati dhe z. Haziri me procesin e reformave të gjithanshme në Shqipëri dhe me arritjet e tyre që e afrojnë vendin çdo ditë e më shumë me standardet e BE-së.

Përfaqësuesit e LDK-së i shprehën Kryeministrit Berisha falënderimet për mbështetjen dhe kontributin e tij dhe të qeverisë shqiptare për Kosovën. Ata shprehën gjithashtu vlerësimet për reformat e qeverisë shqiptare dhe progresin e shënuar në këtë drejtim.


21/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›