E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i PDSH-së nënshkruan marrëveshjen elektorale me PLL-në

Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë nënshkroi sot edhe dy marrëveshje të tjera elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit me Kryetarin e Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL) Ekrem Spahia.

Në ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Është një ditë shumë e shënuar dhe e veçantë me një aleat tradicional, që përfaqëson forcën politike me historinë më të gjatë, por edhe të dhimbshme të Shqipërisë, forcë politike që me sakrifica të mëdha mbrojti interesin kombëtar dhe fibrën kombëtare. Me Partinë e Legalitetit ne firmosëm sot një marrëveshje për të fituar së bashku, për të qeverisur së bashku. Ne ndajmë shumë vlera të përbashkëta me PLL-në dhe konsolidimi i këtyre vlerave që ne ndajmë është interesi më mirë i Shqipërisë, rruga më e sigurt drejt realizimit përfundimtar të ëndrrës europiane të kombit shqiptar.” 


01/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›