VENDIM PER NGARKIMIN E ZËVENDËSKRYEMINISTRIT DHE MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME PËR NDJEKJEN E PROCESIT TË INTEGRIMIT TË VENDIT NË BASHKIMIN EVROPIAN
V E N D I M
08/10/2009
PËR
NGARKIMIN E ZËVENDËSKRYEMINISTRIT DHE MINISTËR
I PUNËVE TË JASHTME PËR NDJEKJEN E PROCESIT TË INTEGRIMIT TË VENDIT NË BASHKIMIN EVROPIAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme ndjek me përparësi të gjithë procesin e integrimit të vendit në BE dhe atë të liberalizimit të vizave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/10/2009