E Shtunë, 31 Tetor 2026

uml; datë 12.11.2007, filloi në Tiranë një konferencë dyditore kombëtare, për mbrojtjen civile me temë ”Sistemi i Mbrojtjes Civile në Shqipëri,situata aktuale,nevojat për ndryshime si dhe e

Sot, më datë 12.11.2007, filloi në Tiranë një konferencë dyditore kombëtare, për mbrojtjen civile me temë ”Sistemi i Mbrojtjes Civile në Shqipëri,situata aktuale,nevojat për ndryshime si dhe eksperiencat ndërkombëtare në këtë fushë”. Konferenca organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme dhe Departamenti i Mbrojtjes Civile të Italisë.Konferenca mbështetet nga Projekti i organizatës italiane “Formez”.

Objektivi kryesor i konferencës është njohja, ballafaqimi me gjendjen aktuale të Shërbimit të Emergjencave Civile Shqiptare dhe Italiane, sfidat që paraqiten dhe përpjekjet që po bëhen nga sistemi shqiptar i emergjencave për të arritur standartet e Bashkimit Europian.

Ministri i Brendshëm Z.Bujar Nishani, në fjalën e tij në këtë konferencë u shpreh mes të tjerash se situatat e fundit emergjente shkaktuar nga përmbytjet, rrëshqitjet dhe veçanërisht situatat e krijuara nga zjarret në pyje, kanë treguar se pa një planifikim, koordinim dhe veprim të integruar të strukturave dhe resurseve përkatëse,situatat mund të përkeqësohen dhe dëmet mund të jenë të mëdha.

-Mendoj se dy janë sfidat kryesore: ngritja e Sistemit të Integruar të Komunikimit dhe Lajmërimit me sinjal unik dhe së dyti, forcimi i strukturave planifikuese, koordinuese, monitoruese dhe operacionale duke filluar nga ato lokale deri në qendër, me synim parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve si dhe ndërhyrjen e integruar të të gjithë kapaciteteve në përballimin e emergjencave civile.

Ministri i Brendshëm Z.Bujar Nishani theksoi në konferencë se mbi bazën e mësimeve të nxjerra nga ngjarjet e ndodhura më parë do t’i jepet rëndësi investimeve për masat parandaluese të emergjencave si dhe po planifikohen ndryshime të mundshme në legjislacion, fuqizim i kapaciteteve logjistike dhe trajnim i resurseve njerëzore.

Zv.kryeministri Z.Gazmend Oketa, në cilësinë e kreut të Komitetit Ndërministror për Emergjencat, u shpreh në konferencë se nxit dhe mbështet Ministrinë e Brendshme që të përshpejtojë punën për hartimin e një strategjie kombëtare zhvillimi në fushën e mbrojtjes civile.

Konferencën Kombëtare për Mbrojtjen Civile e përshëndeti edhe ambasadori italian Z.Saba D’Elia dhe Drejtori i Departamentit të Mbrojtjes Civile të Italisë Z.Guido Bertolaso.

Konferenca do të synojë të nxisë bashkëpunimin multilateral të agjencive të ndryshme për përballimin e situatave të fatkeqësive natyrore si një prej sfidave globale. 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›