E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takohet me drejtuesit e Kompanisë Shtetërore të Energjisë në Slloveni (HSE)

Kryeministri Berisha u takua me drejtuesit e Kompanisë Shtetërore të Energjisë në Slloveni (HSE).

Përfaqësuesit slloven shprehën interes në ndërtimin e termocentraleve dhe hidrocentraleve që do të përdorin si lëndë djegëse qymyrin. Drejtuesit e Kompanisë Shtetërore të Prodhimit të Energjisë në Slloveni (HSE) prezantuan draft-projektin për  ndërtimin  e një termocentrali në Durrës.

Kryeministri Berisha rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë shqiptare për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe garantoi zyrtarët slloven për mbështetjen e projekteve të tyre. Zoti Berisha i ftoi ata të bëhen pjesë e projekteve për ndërtimin e  hidrocentraleve në Shqipëri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›