E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret delegacionin e Bashkimit të Sindikatave të Kosovës

Kryeministri Berisha priti sot në takim një delegacion të Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, zoti Haxhi Arifi.

Përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Kosovës falënderuan Kryeministrin Berisha për kontributin e tij në këto 15 vite për stabilitetin e Kosovës, si dhe kontributin e çmuar gjatë kohëve të fundit për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Ata i shprehën Kryeministrit Berisha qëllimin dhe përpjekjet e tyre për të qenë gjithnjë një faktor stabiliteti në Kosovë, si dhe për të qenë një forcë ekuilibruese atje.

Kryeministri Berisha, pasi përshëndeti përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Kosovës dhe nëpërmjet tyre dhe gjithë anëtarët e këtyre sindikatave, i përgëzoi ata për mbështetjen e tyre ndaj proceseve stabilizuese dhe të zhvillimit në Kosovë.

Kryeministri Berisha u ndal gjithashtu edhe në procesin zgjedhor, duke e quajtur atë një proces të civilizuar dhe që paraqet alternativa të ndryshme për votuesin kosovar.

Gjatë takimit, palët diskutuan edhe për zhvillimet mbi statusin e Kosovës. Kryeministri Berisha u shpreh se është parësor bashkëpunimi me SHBA-në dhe me të gjithë faktorin ndërkombëtar qartësisht në favor të pavarësisë dhe se Kosova do të shkojë drejt një pavarësie të sigurt.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›