E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha priti Gjeneral Lejtnant, Roland Kather, Komandant i Komponentit Tokësor të NATO-s

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Gjeneral Lejtnant, Roland Kather, Komandant i Komponentit Tokësor të NA-s, në Heidelberg në Gjermani, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Cooperative Longbow/Lancer 07”. 

Në takim të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kryeministri Berisha dhe Gjeneral Lejtnant Kather, e cilësuan si mjaft të rëndësishme stërvitjen e përbashkët “Cooperative Longbow/Lancer 07”, e cila synon të ndihmojë ndërveprimin ndërmjet NA-s dhe forcave partnere në kryerjen e një operacioni kompleks e dinamik. 

Kryeministri e njohu z. Kather me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, për krijimin e një ushtrie të vogël, tërësisht profesioniste, të mirëpajisur dhe të mirëstërvitur.

Gjithashtu Kryeministri e vuri theksin në mbështetjen financiare që u ka dhënë qeveria këtyre reformave duke veçuar rritjen e buxhetit për Forcat e Armatosura me 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në vitin 2008.

Nga ana e tij, Gjeneral Lejtnant, Roland Kather, pasi falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen, shprehu vlerësimin e tij për arritjet e reformave në Shqipëri. “Jam i impresionuar me ndryshimet rrënjësore që janë bërë në Shqipëri dhe zhvillimin e madh që ka marrë vendi”, tha Komandanti i Komponentit Tokësor të NA-s, Roland Kather.

Gjithashtu Gjeneral Lejtnant, Roland Kather vlerësoi nivelin e lartë të përgatitjes të ushtarakëve në Shqipëri, dhe profesionalizmin e tyre, të demonstruar gjatë stërvitjes “Cooperative Longbow/Lancer 07”. Kjo stërvitje është një nga aktivitetet kryesore të NA-s që zhvillohet në Shqipëri për vitin 2007. Stërvitja është një mesazh i angazhimit serioz të vendit, që do t`u shërbejë oficerëve dhe nënoficerëve shqiptarë për familjarizimin me metodat e punës në shtabe në një ambient shumëkombësh. Gjithashtu stërvitja në terren do të shërbejë në unifikimin e procedurave të drejtimit të trupave, në përputhje me ato ta Aleancës dhe të ndërveprimit me Aleancën. 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›