E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha priti ambasadorin e Kuvajtit, Ahmad A.A. Bu Zuobar

Kryeministri Berisha priti sot ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, Ahmad A.A. Bu Zuobar.

Në takim, Kryeministri vlerësoi ecurinë e deritanishme të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe shprehu dëshirën për fuqizimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi nëpërmjet plotësimit të kuadrit ligjor.

Kryeministri shprehu dëshirën që Kuvajti të përshpejtojë  nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën ekonomike si dhe në nxitjen e investimeve ndërmjet dy vendeve.   

Ambasadori Ahmad A.A. Bu Zuobar falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen që qeveria dhe populli shqiptar kanë dhënë në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit të Kuvajtit dëshirën që të presë së shpejti në Shqipëri Kryeministrin kuvajtian Sheikh Nasser Al-Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›