Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesit e Grupit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Bankare të Austrisë
Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesit e grupit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Bankare të Austrisë.
Përfaqësuesit austriak i shprehën Kryeministrit Berisha interesin për të investuar në Shqipëri në fushën e sigurimeve .
Ata vlerësuan bashkëpunimin me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare në Shqipëri dhe thanë se po diskutohet për shtimin e asistencës së tyre në këtë drejtim.
Grupi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Bankare të Austrisë i prezantoi Kryeministrit Berisha produktet e reja në fushën e sigurimeve dhe theksoi se ritmet e shpejta të zhvillimit ekonomik dhe reformat e ndërmarra në Shqipëri në sektorin e sigurimeve janë sinjal dhe garanci për suksesin e bashkëpunimit.
Kryeministri Berisha i falenderoi përfaqësuesit austriak për interesin e treguar ndaj Shqipërisë dhe tregut shqiptar si dhe asistencën e ofruar në fushën e sigurimeve.
Kryeministri i garantoi bashkëbiseduesit se qeveria e tij do të vazhdojë me shpejtësi përfundimin e reformave ligjore për të krijuar një bazë të fuqishme rregulluese për këtë bisnes.
Kryeministri theksoi se liberalizimi i tregut të sigurimeve dhe mbrojtja e konkurencës së lirë dhe të ndershme si dhe mbikëqyrja e kujdesshme e parave publike janë shtyllat ku do të mbështetet ky sektor në Shqipëri.