Kryeministri Berisha viziton mjekun e plagosur Ali Refatllari
Kryeministri Berisha vizitoi sot në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, kardiokirurgun Ali Refatllari, i cili gjendet i shtruar, pas plagosjes në mëngjesin e sotëm, në ambientet e kësaj qendre.
Pasi u interesua për gjendjen e tij shëndetsore, kryeministri i uroi mjekut Refatllari shërim sa më të shpejtë.