E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha shpreh falënderimet për urimet e marra, me rastin e fitores së zgjedhjeve

“Urimet e shqiptarëve, energji e vërtetë në projektet e ardhshme për këtë vend”

- Kryeministri Sali Berisha shprehu dje falënderimet dhe mirënjohjen për urimet e marra me rastin e fitores së zgjedhjeve nga Partia Demokratike. 

Kreu i qeverisë u shpreh të gjithë shqiptarëve urimet më të mira, për katër vitet e ardhshme qeverisëse. “Jam këtu për të shprehur mirënjohjen time më të thellë, urimet e mia më të përzemërta për dhjetëra e mijëra qytetarë shqiptarë, të të gjitha moshave, burra, gra, fëmijë, të rinj e të reja, të moshuar, nga të katër anët e Shqipërisë, nga Kosova e të gjitha trevat shqiptare, nga diaspora dhe emigracioni shqiptar në të gjitha vendet e Evropës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja dhe vendet e tjera për mesazhet që më kanë dërguar dhe urimet që kanë formuluar, nga data 29 qershor e deri më sot. Pasi kam lexuar një për një dhe me shumë mirënjohje e respekt çdo mesazh, në pamundësi për t’iu përgjigjur me mesazh e SMS gjithsecilit, edhe një herë i shpreh atyre falënderimin më të përzemërt dhe i uroj gëzime, suksese dhe mbarësi atyre dhe familjeve të tyre. Urimi që ata kanë formuluar për mua është një inkurajim dhe obligim i madh, por edhe një energji e vërtetë në projektet e ardhshme për këtë vend”, u shpreh kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›