E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo dhe Ceka: Fati i Edi Ramës u përcaktua që më 28 qershor

Parlamenti i ri i Shqipërisë nuk do të ketë më në përbërje, disa nga partitë e vogla, dhe disa nga eksponentët drejtues të tyre, që prej vitesh dhe disa legjislaturash, kanë qenë pjesë e kuvendit, 140 vendesh. Zgjedhjet e 28 qershorit të këtij viti nuk sollën vetëm rezultate surprizë për të gjithë partitë politike. Për kreun e Partisë Socialiste Edi Rama këto zgjedhje sollën edhe një sërë problemesh me aleatët e tij të përhershëm, politikanë me përvojë në jetën politike shqiptare. 

Partia Socialiste dhe Edi Rama, dolën pala më e humbur nga zgjedhjet e 28 qershorit, por përpos dështimit vetjak, mbajnë mbi supe edhe akuzat e dështimeve të disa nga partitë e vogla të majta, pjesë e koalicionit “Bashkimi për Ndryshim”.

Kështu kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo deklaron se ka mbetur i zhgënjyer nga bashkëpunimi me socialistët dhe se kjo forcë politike i ka vjedhur votat. 

Ndërkaq, ndryshe nga Milo, aleati i kryeministrit Berisha Neritan Ceka pas disa viteve në koalicion me të majtën shprehet i kënaqur megjithëse nuk u rikonfirmua si deputetët nga elektorati i aleancës demokratike. Sipas këtyre dy politikanëve, fati i kryesocialistit Edi Rama është përcaktuar tashmë nga këto zgjedhje. 

“Fati i Ramës në këto zgjedhje, u përcaktua më 28 qershor, është në radhën e humbësve”, tha Milo. 

Sipas tij, e majta ka nevojë për reformim të thellë dhe se nuk mohohet një rikthim i mundshëm i ish liderit historik të së majtës, Fatos Nano. 

“Është e mundshme që Nano, të vijë në krye të së majtës shqiptare për të reformuar të majtën në tërësi”, u shpreh Milo.

Ndërsa, aleati i demokratëve, Neritan Ceka deklaroi, duke iu referuar qeverisë së ardhshme, se janë të gjitha kushtet për një bashkëqeverisje, PD-LSI. 

“Koalicioni është i mundshëm, është e mundshme një aleancë e PD-LSI”, tha Ceka.

Ndërkohë, Milo shtoi se ekzistojnë mundësitë edhe për ndonjë deputet të importuar ose të lindë një qeveri teknike me një mandat të kufizuar që do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›