E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtrëngon duart dhe bën fotografi me dashamirësit, frekuenton edhe një lokal

Kryeministri Berisha, shoping me mbesat në QTU, përshëndetet me qindra kalimtarë të rastit 

Kryeministri Sali Berisha, ka lënë për pak orë, zyrën e tij dhe angazhimet politike, për t’ju kushtuar nipërve dhe mbesave. Dje në mesditë, Berisha, bashkëshortja e tij Liria dhe mbesat, kanë qenë për disa orë, mysafire në Qendrën Tregtare Univers, vetëm pak kilometra larg Tiranës.

Blerjet e para i kushtohen fëmijëve, të cilët sipas kryeministrit, janë dhe arsyeja për të cilën ai dhe bashkëshortja e tij, kanë lënë mënjanë çdo angazhim. 

“Ditë më parë më bënë një dhuratë, ku na falënderonin mua dhe Lilin për përkushtimin ndaj tyre, megjithëse ne ishim të zënë në fushatë”, u shpreh kryeministri. 

Tema e nxehtë e ditëve me shi të korrikut, mbetet ende rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 qershorit, për të cilën vetë Berisha, pret rezultatin përfundimtar për të ndërmarrë hapa të rinj në qeverisjen e vendit.

Kalimtarë të rastit e kanë bërë kryeministrin Berisha, të ndryshojë axhendën e vet dhe ka preferuar të ulet bashkë me ta, duke konsumuar një kafe në barin e Qendrës Tregtare, i shoqëruar nga njerëz të rastit.

Gjatë gjithë kohës kryeministri Berisha, s’është lënë i qetë nga dashamirës të rastit, të cilët i kërkonin si kujtim një foto të përbashkët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›