Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Z. Jaap de Hoof Scheffer
Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Z. Jaap de Hoof Scheffer .
Në përshëndetjen e Tij, Kryeministri Berisha shprehu sërish mirënjohjen e tij dhe të qeverisë shqiptare për mbështetjen dhe ndihmën që Z. Schefer dhe të gjitha vendet anëtare të NATO-s i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e gjatë drejt integrimit në NATO.
Kryeministri Berisha nënvizoi faktin se në fillimet e proceseve demokratike në vend, dy aspiratat e të rinjve shqiptarë ishin “Shqipëria në NATO” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Sot një nga këta projekte ëndërr për shqiptarët u bë realitet.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Z. Jaap de Hoof Scheffer falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe u shpreh se ai përfaqësonte në gjirin e Aleancës një vend të vogël si Holanda dhe kështu e kishte ndjerë dhe kuptuar thellë një vend të vogël si Shqipëria në rrugën e saj të integrimit në NATO.
Më tej, në përshëndetjen e Tij, Z. Schefer theksoi rolin e rëndësishëm të Forcave Tona të Armatosura në operacionet e NATO-s, duke shprehur në përfundim se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO do të mbetet një nga momentet më të rëndësishme në karrierën e Tij si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
08/05/2009