Kryeministri Berisha takim me ambasadorin italian Gaiani

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani. Kryeministri i shprehu ambasadorit Gaiani mirëseardhjen dhe i uroi sukses në detyrën e re. Duke i çmuar si të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, kreu i ekzekutivit shqiptar, shprehu mirënjohjen për miqësinë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë.
“Ky nivel i lartë i marrëdhënieve dypalëshe mishërohet nga marrëveshja e partneritetit strategjik midis dy vendeve, si dhe shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve po njohin zhvillime të vrullshme”, u shpreh kryeministri Berisha.
Gjithashtu, Kryeministri shprehu vlerësimet më të larta për zgjedhjen e Kryeministrit të ri të Italisë z. Mario Monti, duke e vlerësuar atë si një figurë të spikatur, si dhe siguroi ambasadorin për vlerësimin e lartë që qeveria ka për kabinetin e ri qeveritar të drejtuar nga zoti Monti.
Nga ana e tij, ambasadori italian, gjithashtu, i cilësoi marrëdhëniet dypalëshe të shkëlqyera dhe shprehu angazhimin e tij për t’i thelluar ato më tej në të ardhmen. Një theks të veçantë ambasadori Gaiani vuri tek zhvillimet në sektorin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri duke shprehur interesin që ka tregu italian në këtë drejtim.