Perurohet biblioteka me nje fond prej 50 mije librash
Kryeqyteti do të ketë bibliotekën bashkiake universitare të saj. Ky premtim i bërë gjatë fushatës elektorale të kryebashkiakut Basha është risjelle i realizuar tashmë nga vetë ai në perurimin e bibliotekës universitare më të madhe në vend me një fond prej 50 mijë librash.
Vetëm para pak javësh Bashkisë së Tiranës i është dhuruar një sasi prej 3 mijë librash, pjesë e këtij fondi.
“Kjo është jo vetëm biblioteka më e madhe e librave në gjuhën angleze në Tiranë, Shqipëri, por në të gjithë rajonin e Europës Juglindore dhe është dëshmia më e qartë e ritmeve me të cilat po ecim, ju si Universitet, bota universitare në tërësi, Tirana dhe shoqëria shqiptare drejt objektivave që i kemi vënë vetes, si një shoqëri e gatshme, e denjë dhe me energji e potencial të plotë, për të realizuar integrimin europian, në çdo dimension të tij”, u shpreh basha, gjatë fjalës së tij, mbajtur në përurimin e kësaj biblioteke.
Biblioteka në Universitetin Amerikan të Tiranës që mban emrin Nexhat dhe Manush Peshkëpia është dhurate e organizatës amerikane International Book Project me mbështetjen e USAID-it.
Kjo bibliotekë, e cila është një dhe ndër më të mëdhatë e këtij lloji në rajon, brenda janarit do të pasurohet edhe me 25 mijë libra të tjerë.
Së shpëjti do të nënshkrohet një marrëveshje midis Universitetit Amerikan dhe Bashkisë së Tiranës për ta vënë këtë fond shumë të pasur në shërbim edhe të universiteteve të tjera nëpërmjet një sistemi huazimi me qëllim që kjo pasuri të jetë e arritshme për të gjitha institucionet universitare të Tiranës e më gjerë.