E Diel, 1 Nëntor 2026

Perleshjet ne Siri mberrijne vezhguesit e Liges Arabe

Vijojnë përleshjet në Siri, ku të paktën 13 persona raportohet se kanë humbur jetën. Ndërkohë në vend mbërrijnë sot vëzhgues të Ligës Arabe në përpjekje për t’i dhënë fund dhunës në vend. Vëzhguesit do të monitorojnë qytetin Homs i cili është rrethuar nga forcat qeveritare.
OKB-ja bën me dije se më shumë se 5 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e protestave antiqeveritare që prej fillimit të tyrë në muajin mars.
Vëzhguesit do të ndahen në grupe të vogla dhe sipas marrëveshjes, duhet të jenë të lirë për të shkuar kudo që ata duan të shohin se çfarë po ndodh dhe do të qendrojnë një muaj. Misioni vëzhgues do të ketë përfundimisht 200 anëtarë, dhe ka në plan të takohet dhe me zyrtarë të qeverisë dhe opozitës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›