Kryeministri Berisha takohet me përfaqësuesit e FMN-së
Kryeministri Berisha priti në zyrën e tij një përfaqësi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga zoti Gerwin Bell. Takimi u përqëndrua në monitorimin e ecurisë së marrëveshjes me Shqipërinë. FMN vlerëson se treguesit e realizimit të buxhetit 2007 janë pozitive.
Gjithashtu inkurajohet situata makro-ekonomike në vend dhe ruajtja e stabilitetit të saj. FMN vlerësoi dinamikën e rritjes ekonomike.
Grupi i punës nga FMN diskutoi edhe për gjëndjen energjitike dhe përmirësimin e situatës së menaxhimit në KESH.
Kryeministri Berisha informoi bashkëbiseduesit për situatën aktuale në KESH dhe projektet për të ardhmen.
Zoti Berisha i njohu përfaqësuesit e FMN-së edhe me masat për një politikë të kujdesshme fiskale dhe monetare dhe mbajtjen nën kontroll të inflacionit.