E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me biznesmenë spanjollë

Kryeministri Berisha priti në një takim ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Manuel Montobbio dhe një grup biznesmenësh spanjollë nga kompanitë e njohura: INDRA, IP SISTEMAS, CYAES, etj.

Ambasadori Montobbio e njohu kryeministrin Berisha me interesin e kompanive spanjolle për të investuar në Shqipëri.

Përfaqësuesi i kompanisë INDRA, Jose Manuel De Hita Moreno informoi Kyeministrin për vendimin strategjik  për të hapur një degë të IDRA-s në Shqipëri.

INDRA është një kompani e madhe europiane që vepron në të gjithë botën, e përqëndruar  në fushën e teknologjisë së informacionit, transportit, mbrojtjes dhe sigurisë.

Kryeministri Berisha siguroi ambasadorin spanjoll dhe përfaqësuesit e biznesit  se qeveria dhe kabineti i tij do të mbështesin projektet në fushat  e e-government dhe të sigurisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›