E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me Administratorin e Përgjithshëm të PNUD-it, z.Kemal Dervish

Kryeministri Berisha, gjatë vizitës së tij disa ditore në Davos të Zvicrës, ku merr pjesë në Forumin botëror Ekonomik, pati një pasdite pune kokë më kokë me Administratorin e Përgjithshëm të PNUD-it, z.Kemal Dervish.

Kryeministri Berisha e njohu zotin Kemal Dervish me progresin e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fusha të ndryshme, veçanërisht, me hapat e ndërmarra nga qeveria në luftën kundër korrupsionit. Po ashtu, Kryeministri vuri në dukje se edhe për këtë vit, lufta kundër informalitetit do të jetë prioritet për qeverinë shqiptare.

Gjithashtu, në këtë takim, Kryeministri Berisha e njohu z.Kemal Dervish me ecurinë e zbatimit të projektit  “Një OKB” në Shqipëri. Shqipëria është përzgjedhur mes 8 vendeve të botës për zbatimin e këtij projekti pilot.

Nga ana e tij,  Administratori i  Përgjithshëm i PNUD-it, zoti Dervish, shprehu vlerësimin e tij për rezultatet e arritura në  zbatimin e reformave dhe inkurajoi Kryeministrin Berisha dhe qeverinë shqiptare të vazhdojnë në këtë rrugë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›