Kryeministri Berisha takohet me Lordin Rothchild dhe Lordin Sainbury

Kryeministri Berisha, gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, u prit në një drekë pune nga Lord Rothschild dhe Lord Sainsbury, në Spencer House.
Ky takim u bë në përgjigje të interesimit të personaliteteve të larta të politikës dhe financës në Britaninë e Madhe, për të përkrahur dhe ndihmuar konkretisht zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Lordi Rotchschild dhe Lordi Sainsbury janë dy anëtarë të Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe dhe nga përfaqësuesit më prestigjozë të botës financiare e bankare në Britaninë e madhe.
Biseda e Kryeministrit Berisha dhe Lord Rothchild e Lord Sainsbury u përqëndrua në bashkëpunimin në fushën e turizmit në Shqipëri dhe financimin e një pakete rajonale turistike, për koordinimin e investimeve dhe lidhjen midis disa zonave të rëndësishme të vendit, Finiqit, Butrintit dhe Fushës së Dropullit, si dhe për hartimin dhe funksionimin e një strategjie të përbashkët në turizëm. Kryeministri u shpreh se turizmi në Shqipëri ka patur një rritje të madhe gjatë këtyre dy viteve dhe janë hedhur bazat për një bum turistik në vitet në vijim. Numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë këtë vit ishte 34 për qind më i madh dhe paketa e re e turizmit synon që ky numër të rritet deri në 65 për qind.
Dy personalitetet britanike shprehën mbështetjen e tyre dhe të Britanisë së Madhe për zhvillimin e vendit në të gjitha fushat ekonomike dhe politike.