Kryeministri Berisha takohet me Zëvendëspresidentin e firmës “Hygeia S.A”
Kryeministri Berisha ka pritur sot në mesditë Zëvendëspresidentin e firmës “Hygeia S.A”. Zoti Themos V. Charamis i ka prezantuar Kryeministrit fillimin e proçedurave për ndërtimin në zonën e Kasharit, të një spitali të përgjithshëm me kapacitet 160 shtretër e me një shërbim modern. Një investim ky, që kap shifrën e 45 milonë euro. Pasi ka parashtruar punën e bërë deri më tani, z. Charamis ka kërkuar nga kryeministri Berisha mbështetjen për kapërcimin e procedurave me qëllim fillimin sa më të shpejtë të punimeve. Më pas, në takim u diskutuan dhe cështje të tjera të operimit të këtij investimi si çështjet fiskale apo dhe ato të punësimit të ekspertëve të huaj në këtë projekt.
Në fund të takimit, kryeministri Berisha ka shprehur angazhimin e tij për nxitjen e institucioneve shqiptare për kalimin e shpejtë të procedurave buroktatike.