Kryeministri Berisha u takua me presidentin e Koorporatës Samsung
Kryeministri Berisha priti në zyrën e tij Presidentin e Koorporatës Samsung për Europën, Chang Hyun Kim.
Përfaqësuesit e Samsung vlerësuan bashkëpunimin me palën shqiptare në realizimin e projektit në fushën e energjisë dhe shprehën dëshirën për të vazhduar kompletimin e projektit të Rrjetit të Shpërndarjes në zonën jugore të vendit, në kuadër të një projekti të ri të qeverisë së Koresë së Jugut.
Koorporata Samsung informoi kryeministrin edhe për përfshirjen në tenderin për TEC-in, Fier dhe shprehu angazhimin për të qënë prezente edhe në projekte që sugjerohen nga qeveria shqiptare.
Kryeministri Berisha vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm dhe serioz me qeverinë e Koresë së Jugut dhe me koorporatën Samsung.
Zoti Berisha shprehu dëshirën e qeverisë shqiptare për të vazhduar bashkëpunimin me Korenë e Jugut edhe në projektin për ndërtimin e rrugëve rurale.
Kryeministri garantoi nderkohë se të gjitha ofertat për tenderin e TEC-it,Fier do të shqyrtohen në kushtet e një gare të hapur, të ndershme dhe transparente.