E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat e ndërmarra nga qeveria, të rëndësishme për forcimin e lirive të qytetarëve

Kryeministri Berisha përshëndeti sot punimet  e Kongresit të V-së të Partisë Republikane të Shqipërisë, ku vlerësoi mbështetjen dhe kontributin që ka dhënë kjo parti në realizimin e reformave të qeverisë së koalicionit.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri vlerësoi Partinë Republikane si një aleat të besueshëm, në bashkëpunim me të cilin Partia Demokratike formoi opozitën e parë shqiptare pas një periudhe 45-vjeçare diktaturë. 

“Partia Demokratike ka pasur dhe ka tek Partia Republikane aleatin e saj më kryesor, aleatin me të cilin formoi opozitën e parë shqiptare pas 45 vjetësh. Aleat me të cilin përmbysi diktaturën më të egër të Europës pas Luftës së Dytë Botërore, aleat me të cilin shkëputi Shqipërinë nga hiper-kolektivizmi total dhe zëvendësoi shtetin e diktaturës me shtetin ligjor”, u shpreh Kryeministri Berisha. 

Gjithashtu Kryeministri vlerësoi angazhimin e Partisë Republikane gjatë tetë viteve në opozitë si dhe në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Më tej Kryeministri e ka vënë theksin në mbështetjen dhe kontributin që ka dhënë dhe po jep Partia Republikane si pjesë e koalicionit qeverisës  në përmbushjen e reformave për integrimin në NATO dhe BE.

Unë kam bindjen, vijoi më tej Kryeministri se trashëgimia e shkëlqyer e bashkëpunimit mes nesh përcakton një të ardhme edhe më të mirë të këtij bashkëpunimi në interes të përbashkët të dy forcave tona politike në interes të pluralizmit shqiptar dhe në interes të përbashkët të gjithë shqiptarëve

Duke renditur disa nga arritjet në dy vitet e qeverisjes së koalicionit qeverisës, Kryeministri Berisha theksoi se reformat e ndërmarra, dhe lufta e vendosur ndaj krimit dhe korrupsionit kanë luajtur një rol thelbësor në zgjerimin e lirive të qytetarëve.  

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›