E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me drejtuesit e tatimeve

Kryeminisitri Berisha dhe Ministri i Financave Ridvan Bode zhvilluan ditën e hënë një takim me gjithë drejtuesit e zyrave të tatimeve të vendit.

Kryeminsitri Berisha vlerësoi në takim kthesën e shënuar në këtë sektor, si një ndër rezultatet qënësore të reformave të ndërmarra nga qeveria. Ai theksoi gjithashtu vendosmërinë e qeverisë për të reformuar të gjithë sistemin fiskal të vendit.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri theksoi se për të dhe qeverinë niveli aktual i informalitetit është i papranueshëm u shpreh se "qeveria është e vendosur të ulë taksat dhe të krijojë të gjitha lehtësirat e vendosura për bizneset. Por nga ana tjetër ajo do të tregopjë tolerancë zero ndaj informalitetit. Ajo do të vendosë para përgjegjësisë të gjithë ata taksmbaledhës dhe taksapagues që dhunojnë ligjet fiskale të vendit."

Kryeministri vlerësoi se regjistrimi rigoroz i të gjithë bizneseve është vetëm kushti i parë më themelor në rivendosjen e shteitt ligjor dhe luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal. "Çdo biznes i pa regjistruar do të thotë vjelje taksash nga tatimorët për interesin e tyre personal, do të thotë akt korruptiv i dënueshëm nga të gjitha ligjet e vendit"

Kryeministri kërkoi riorganizmin e të gjithë punës së organeve tatimore në mënyrë që branda një kohe të shkrutër të mos ketë më asnjë biznes të pa regjistruar në të gjithë vendin si kusht vendimytar për të siguruar konkurencën e ndershme dhe uljen e mëtejshme të taksave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›