Kryeministri Berisha takon ekspertin e Bankës Botërore për krijimin e zonave industriale në Shqipëri
Kryeministri Sali Berisha ka pritur sot paradite në zyrën e tij ekspertin e Bankës Botërore z. Paul Sheane. Qëllimi i këtij takimi ka qenë studimi i mundësive në prespektivën e Bankës Botërore për krijimin e parqeve industriale në Shqipëri si dhe vlerësimi i stukturave institucionale dhe ligjore, të cilat janë të nevojshme për krijimin e këtyre parqeve.
Kryeministri Berisha e ka njohur ekspertin e Bankës Botërore me programin e qeverisë shqiptare për zhvillimin e parqeve industriale dhe me programin e punës së deritanishme për zonat industriale të Durrësit, Shkodrës e Vlorës, duke inkurajuar studimin më të thelluar të zonës së Elbasanit.
Kryeministri Berisha I ka garantuar z. Sheane se qeverisa shqiptare është e angazhuar të ndërrmarë të gjitha nismat e duhura ligjore për të kompletuar kuadrin logjor e institucional sipas rekomandimeve që do të mbajë raporti i Bankës Botërore dhe i ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë.