E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri viziton kantinën e verës Çobo, në Berat

Në përmbyllje të vizitës në Berat, Kryeministri u ndal në kantinën e verës Çobo, e cila prodhon nga verërat më të mira shqiptare. Kjo kantinë prodhon rreth 70 mijë shishe verë në vit. Pronarët e saj, vëllezërit Çobo, i paraqitën Kryeministrit investimet e tyre në fushën e vitikulturës, duke theksuar se vera e kësaj kantine është e gjitha prodhim vendi. Ajo prodhon disa lloj verërash, disa prej të cilave prodhime origjinale si Kaberne, Shesh, Merlot, veçanërisht vera Puls, produkt origjinal i kësaj firme.
     
      Kryeministri i përgëzoi sipërmarrësit për investimin tepër të suksesshëm, duke i inkurajuar ata për zgjerimin e mëtejshëm të biznesit të tyre edhe në tregjet e huaja.
     
      Më pas, Kryeministri vizitoi fermën Ismaili, një nga fermat e suksesshme të rrethit të Beratit.
     
      Kryeministri Berisha siguroi se përpjekjet e qeverisë do të jenë të vazhdueshme për t’i dhënë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme zhvillimit të agrobiznesit në vend dhe rritjes së produkteve vendase.
     
      Kryeministri nënvizoi se qeveria do të investojë në përmirësimin e infrastrukturës rurale, në mënyrë që t’ia lehtësojë dhe më shumë fermerëve rrugën drejt tregjeve.
     
      Gjithashtu, Kryeministri theksoi se qeveria po rishikon dhe subvencionet, në mënyrë të veçantë për serat, duke theksuar se subvencionet do të konsiderohen mbi bazën e prodhimit.
     
      Fermerët falënderuan Kryeministrin Berisha për vizitën dhe mbështetjen që qeveria i ka dhënë fermerëve. Në mënyrë të veçantë ata vlerësuan se arritja e tregut për fermerët këtë vit ka qenë më e lehtë.
     

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›