E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me znj.Penny Pritzker, Drejtoreshë Ekzekutive e Grupit PRITZKER REALTY GROUP L.L.C, në SHBA

Gjatë qëndrimit të tij në Davos, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me znj.Penny Pritzker, Drejtoreshë Ekzekutive e Grupit PRITZKER REALTY GROUP L.L.C, një nga kompanitë më të mëdha të hotelerisë dhe turizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, znj. Pritzker, gjatë fushatës presidenciale në SHBA, ka qenë Drejtoreshë e Përgjithshme e Financave në stafin elektoral të Presidentit Obama.

Në këtë takim, zoti Berisha dhe zonja Pritzker të dy personalitetet diskutuan për vazhdimësinë e marrëdhënieve të  shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, nën dritën e administratës Obama, si dhe për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryeministri Berisha shprehu vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar me SHBA-të dhe me administratën e re Obama. Më tej, Kryeministri e njohu znj. Pritzker me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ecurinë e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe në krijimin e një klime të favorshme për biznesin. Gjithashtu, Kryeministri shprehu mirënjohjen për projektet e rëndësishme të realizuara në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të programit të Sfidës së Mijëvjeçarit dhe projekte të financuara nga USAID, si projekti për modernizimin e sistemit të prokurimeve, ngritjen e sistemit elektronik të regjistrimit të bizneseve në “One Stop Shop”, modernizimin e sistemit të mbledhjes së taksave, si dhe për projektet në vazhdim.  

Zonja Pritsker shprehu vlerësimet e saj pozitive për ecurinë e reformave dhe zhvillimin e Shqipërisë në vitet e fundit. Zonja Pritzker  tha shprehu bindjen se administrata e re është e gatshme të bashkëpunojë me Shqipërnë në të gjitha projektet e reformat në vend.

Në takim u diskutua dhe për potencialet e mëdha të zhvillimit që ka Shqipëria në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushën e turizmit, për të cilat zonja Pritzker shfaqi shumë interes, duke qenë dhe drejtuese e një kompanie lider në SHBA në fushën e hotelerisë dhe turizmit.

Zonja Pritzker iu përgjigj me kënaqësi ftesës së Kryeministrit Berisha për të vizituar Shqipërinë dhe për të parë nga afër këto potenciale.   

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›