E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet në Podgoricë me kryetarin e PDS-së, zotin Milo Djukanovic

Gjatë qëndrimit të tij në Podgoricë, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Socialiste të Malit të Zi, zotin Milo Djukanovic.

Duke i uruar perzemersisht mirëseardhjen Kryeministrit Berisha, zoti Djukanovic shprehu kënaqësinë e vecante per këtë takim dhe këtë vizitë që ai po zhvillon në Mal të Zi. Ai shprehu kënaqësinë për nivelin e shkëlqyer të marrëdhenieve  ndërmjet dy vendeve tona, si dhe theksoi se po ndjek me kujdes të gjitha projektet për  bashkepunimit te gjithanshem, zgjerimin e lidhjeve infrastrukturore, hapjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, etj. Zoti Djukanovic shprehu kënaqësinë dhe vlerësimet e tij për zhvillimet e arritjet shumë të rëndësishme që janë shënuar në Shqipëri gjatë gjithë kësaj periudhe. Ai u shpreh se është një lajm shumë i mirë që bojkoti parlamentar u ndërpre dhe tashmë Parlamenti funksionon i plotë.

Kryeministri Berisha shprehu, gjithashtu, kënaqësinë për këtë takim dhe vlerësoi se zoti Djukanovic mbetet jo vetem arkitekt i pavaresisë së Malit të Zi, por edhe arkitekt i miqësise midis së dy vendeve dhe  popujve. “Mbeshtetja qe Mali i Zi i dha ceshtjes se drejte te shqiptareve ne Kosove dhe pavaresise se republikes se Kosoves do te mbetet perhere i paharruar per shqiptaret," u shpreh Berisha. “Prandaj mbetesh një mik shumë i çmuar dhe ruan vendin e veçantë dhe shumë të rëndësishëm në marredheniet midis të dy vendeve”, tha Kryeministri.

Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, Kryeministri Berisha theksoi se po punohet për nje serë  projektesh të rëndësishme të përbashkëta. Kryeministri vlerësoi se zhvillimet shumë pozitive në Mal të Zi kanë qenë një dëshmi e shkëlqyer që justifikuan luftën dhe përpjekjet e zotit Djukanovic dhe popullit te ketij vendi mik e fqinj qe konkluduan ne arritjen e pavaresise se Republikes se Malit te Zi.
Ne takim u vleresuan perpjekjet dhe angazhimi i jashtezakonshem me te cilin Shqipëria dhe Mali i Zi po punojnë për projektin e përbashkët, atë të integrimit në Bashkimin Europian. Kryeministri Berisha përsëriti mbështjen e plote nga ana e Shqipërisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Më tej, Kryeministri Berisha theksoi se Ballkani është më i lirë së kurrë tashmë që Kosova dhe Mali i Zi janë të pavarur.

Zoti Djukanovic e falenderoi perzemersisht kryeministrin dhe u shpreh se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO mbetet një projekt strategjik me rëndesi të jashtëzakonshme.

Me tej, Kryeministri Berisha vleresoi progresin dhe rolin që shqiptarët kanë arritur në Mal të Zi. “Përkushtimi ynë i madh në projektin evropian i shërben jetës mirëqënies e standardeve të jetes se qytetareve në Mal të Zi, në Shqipëri  dhe në cdo vend tjetër që punon për këtë projekt”, theksoi Kryeministri.

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha dhe zoti Djukanovic diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në rajon.

Kryeministri Berisha e ftoi zotin Djukanovic të vizitojë Shqipërinë, duke u shprehur se është përherë i mirëpritur ta vizitojë atë. Nga e tij, zoti Dukanovic u shpreh se me shumë kënaqësi do ta zhvillojë këtë vizitë.


25/01/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›