E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Një pjesë e mirë e buxhetit suplementar i dërgohet qeverisjes vendore

-          Bashkëpunimi me qeverisjen vendore ka qenë sukses i kësaj qeverie

Kryeministri Berisha tha sot, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, se një pjesë e mirë e buxhetit suplementar të këtij viti do t’i kalojë buxhetit të qeverive vendore.

“Një nga sukseset më të mëdha të kësaj qeverie ka qenë bashkëpunimi me qeveritë vendore, të cilat, si asnjëherë tjetër më parë, kanë konkretizuar projekte shumë të rëndësishme në rrugë, shkolla, kanalizime, ujësjellës, qendra komunitare, për bashkitë dhe komunat e tyre.

Në këtë kontekst, Kryeministri tha se një hap tjetër madhor në revolucionin fiskal të qeverisë ka qenë thjeshtimi i sistemit të taksave kombëtare dhe zvogëlimi i tyre, nga 23 taksa në 6 taksa kombëtare. Duke folur për shpërndarjen e tyre, kryeministri tha se “një pjesë e tyre janë hequr, për një pjesë tjetër  janë ulur tarifat, të tjerat i janë dhënë pushtetit vendor.  “Vetëm me këtë lëvizje, në buxhetin e qeverisjes vendore janë shtuar rreth 10 miliardë lekë të tjera, krahas atij fondi që do të marrin në mënyrë suplementare nga buxheti”, vijoi Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›