E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit: Unë në NATO, është maratona që shqiptarët realizuan në këto vite dhe dolën kampion.Kryetarja e Kuvendit merr pjesë në maratonën e fëmijëve të shkollave nëntëvjeçare të Tiranës Unë në NATO.

  Simbolikën e maratonës së gjatë, por të kurorëzuar me sukses të Shqipërisë në NATO, e përcollën sot në kryeqytet, qindra fëmijë të shkollave nëntëvjeçare me slloganin Unë në NATO, vetëm dhjetë ditë para anëtarësimit me të drejta të plota, në Samitin e Strasburg -Kehl.
 
Maratona,  shoqëruar nga një entuziazëm i jashtëzakonshëm i fëmijëve, të cilët mbanin veshje me simbolet e NATO-s, me praninë e mësuesve dhe prindërve të tyre, startoi tek Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, për tu finalizuar tek sheshi Nënë Tereza.
 
Në fakt kjo është maratona Unë në NATO, sepse secili prej jush, brenda dhjetë ditëve, do të jetë në NATO.
Kjo do të thotë që çdo shqiptar, çdo qytetar , çdo burrë, çdo grua do të ndjehet më i sigurt. Ju të gjithë jeni kampion.- iu drejtua, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, qindra fëmijëve, të cilët brohorisnin Shqipëria në NATO.
 
Kryetarja e Kuvendit u shpreh ndër të tjera se maratona  e sotme me slloganin, Unë në NATO, është maratona, që shqiptarët gjatë viteteve, kanë realizuar dhe kanë dalë kampion
 
Kupa  që u mor, është kupa që prindërit tuaj marrin në 4 Prill në Strasburg- Kehl , ku Shqipëria bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO. Gjëja më e rëndësishme është për prindërit tuaj, që fëmijët e tyre në të ardhmen, do të kenë jetën e sigurt , atdheun e sigurt dhe me më shumë shanse Kryetarja e Kuvendit gjatë fjalës përshëndetëse me fëmijët theksoi se Shqipëria do të vazhdojë maratonën e saj, sepse shqiptarët kanë  gara të tjera shumë të rëndësishme.
 
Ne ndjehemi krenarë që në një periudhe rekord, kemi bërë të mundur, atë që dukej e parealizueshme vetëm pak vite më përpara.  Ky është premtimi që ne I kishim dhënë prindërve tuaj; ky është premtimi që ne mbajtëm për ju. "Unë në NATO" sot është realitet, është realitet për fëmijët e shkollës, është realitet për prindërit tuaj, është realitet për vendin tonë
 
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në vijim të atmosferës festive të fëmijëve,  shpërndau kupat, fituesve të maratonës.
 
Gjatë bashkëbisedimit me  Kryetaren e Kuvendit, fëmijët u shprehën se "me dije dhe rezultate të larta në mësime, ata do ta bëjnë Shqipërinë të ndjehet krenare në radhët e shteteve të Aleancës më të madhe të lirisë dhe sigurisë në botë".
 
Më tej Kryetarja e Kuvendit, shoqëruar nga fëmijët, mbylli aktivitetin e maratonës me një vizitë tek mjediset e Kuvendit të Shqipërisë.
 
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›