E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Luca Volonte, President i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të KE

Kryeministri Berisha priti sot në takim zotin Luca Volonte, senator  italian dhe President i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Gjatë takimit, kryeministri Berisha e falenderoi z. Volonte për  vizitën dhe vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tij, për kontributin që  po jep në vendet arabe, duke ndare eksperiencën më të mirë  në forcimin e demokracisë në këto vende.

Kryeministri theksoi se, pranvera arabe u ka hapur këtyre vendeve një këndvështrim të ri mbi shpresën, lirinë dhe demokracie dhe  se vlerat e KE do të shërbejnë si një model  për progresin demokratik të këtyre vendeve. 

Në takim, kryeministri Berisha garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në konsolidimin e demokracisë në vendet arabe dhe do të inkurajojë respektimin  e të drejtave të njeriut edhe pas marrjes së Presidencës së Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës vitin e ardhshëm.  


24/12/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›