Presidenti Topi pret Avokatin e ri të Popullit, Igli Totozani

23 dhjetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot paradite në një takim të veçantë, Avokatin e ri të Popullit, Igli Totozani, i cili u zgjodh dje nga Parlamenti me një shumicë votash të mazhorancës dhe opozitës.
Pasi e përgëzoi për zgjedhjen në këtë post të lartë me përgjegjësi, Presidenti Topi i uroi zotit Totozani suksese në detyrën e tij të rëndësishme për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë. Presidenti Topi duke shprehur mbështetjen institucionale dhe vlerësuar lart rolin e luajtur deri më tani nga Avokati i Popullit theksoi se “edhe pse Avokati i Popullit është një institucion relativisht i ri në vendin tonë, ai ka krijuar tashmë fizionominë e vet të konsoliduar duke përfituar dhe shkëmbyer përvojë të vyer e pozitive edhe me institucione homologe perëndimore”.
Avokati i ri i Popullit, Igli Totozani e falenderoi Kryetarin e Shtetit shqiptar duke e siguruar se do të punojë me përkushtim, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe transparencë për të mbrojtur të drejtat e njeriut duke u fokusuar në pavarësinë e institucionit që do të drejtojë dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera.