Kryeministri Berisha takon Ministren e Shtetit të Emirateve të Bashkuara, znj. Reem Al-Hashimi
Gjatë qëndrimit në Monte Karlo, ku po zhvillon punimet Forumi i Crans Montanas, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Ministren e Shtetit të Emirateve të Bashkuara, znj. Reem Al-Hashimy.
Gjatë këtij takimi Kryeministri Berisha i përcolli ministres Al-Hashimi falenderimet për ndihmën që Emiratet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë.
Kryeministri e njohu znj. Al-Hashimi me klimën e favorshme për biznesin të krijuar në Shqipëri dhe e siguroi për mbështetjen e qeverisë për investitorët e Emirateve të Bashkuara për të investuar në vendin tonë.
Shqipëria, vijoi më tej Kryeministri, ofron potenciale të mëdha për investime në sektorë të ndryshëm, si bankat, sigurimet dhe në pasuritë e paluajtshme.
Kryeministri Berisha i bëri një ftesë ministres Al-Hashimi dhe personaliteteve të tjera drejtuese të Emirateve të Bashkuara për të vizituar Shqipërinë.