Kryeministri Berisha takon Presidenten e Shoqatës Ekonomike të Kuvajtit, znj. Rola Dashti
Kryeministri Berisha zhvilloi sot në Monte Karlo një takim me Presidenten e Shoqatës Ekonomike të Kuvajtit, znj. Rola Dashti.
Kryeministri Berisha falenderoi qeverinë e Kuvajtit për ndihmën e dhënë Shqipërisë dhe ftoi biznesin kuvajtian të investojë në Shqipëri në fushën e turizmit dhe transportit.
Më tej Kryeministri i kërkoi znj. Dashti inkurajimin e më shumë investitorëve të tjerë kuvajtianë për të investuar në Shqipëri.
Kryeministri tha se Shqipëria ofron potenciale të mëdha për të investuar në fushën e infrastrukturës, të energjisë, të burimeve minerale, të turizmit, si dhe ofron një sistem fiskal nga më të ulëtit në rajon dhe më gjerë, si dhe një klimë të favorshme për zhvillimin e biznesit.