Kryeministri Berisha takon Ministrin e Jashtëm të Armenisë, zotin Edward Nalbandian
Kryeministri Berisha priti sot një takim Ministrin e Jashtëm të Armenisë, zotin Edward Nalbandian
Kryeministri Berisha dhe Ministri i Jashtëm Nalbandian shprehën vullnetin për ngritjen në nivele më të larta të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke ndarë të njëjtin mendim se të dy vendet ofrojnë potenciale të mëdha bashkëpunimi.
Ministri i jashtëm armen shprehu vlerësimet e tij për zhvillimin e gjithanshëm të vendit, duke i cilësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në fusha të ndryshme, si impresionuese.
Ministri i jashtëm armen shprehu vullnetin për një rritje të nivelit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, duke u bazuar në bashkëpunimin shumë të mirë të organizatave rajonale në të cilat Shqipëria dhe Armenia bëjnë pjesë.
Gjithashtu, Ministri i jashtëm armen i përcolli Kryeministrit Berisha dëshirën e autoriteteve më të larta, për të vizituar Shqipërinë dhe për të parë nga afër progresin e saj.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha bëri një ekspoze të arritjeve dhe reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, si dhe të politikave lehtësuese për shtimin e investimeve të huaja.
23/10/2008