E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takon Presidentin e Azerbaixhanit Ilham Aliyev

Gjatë punimeve të Samitit të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, Kryeministri Berisha pati një takim me presidentin e Azerbaixhanit, zotin Ilham Aliyev.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha dhe Presidenti Aliyev diskutuan për nxitjen e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën ekonomike, duke u ndalur kryesisht në çështje të energjetikës.

Kryeministri Berisha dhe Presidenti i Azerbaixhanit biseduan gjithashtu mbi bashkëpunim midis dy vendeve për ndërtimin e një gazsjellësi nga një konsorcium ndërkombëtar për furnizimin me gaz në Shqipëri dhe më gjerë në Europë.
Presidenti Aliyev u shpreh se Azerbaixhani ka burime gazi të mjaftueshme dhe nënvizoi gatishmërinë dhe vullnetin për furnizimin me gaz.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›