Kryeministri Berisha takon Presidentin e Komisionit Europian Barroso dhe kancelarin austriak Gusenbauer

Në kuadër të vizitës së tij në OKB, Kryeministri Berisha pati sot një takim të përzemërt me Presidentin e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. Në këtë takim, Kryeministri Berisha e njohu zotin Barroso me zhvillimin e reformave në Shqipëri, veçanërisht me reformat ekonomike dhe e njohu me rezultatet e zbatimit të marrëveshjes Ad Interim.
Zoti Barroso e përgëzoi Kryeministrin për reformat e ndërmarra dhe zbatimin e tyre, si dhe shprehu vlerësimin e tij për punën e bërë nga qeveria shqiptare.
Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimet me të fundit në rajon, veçanërisht për zgjidhjen e çështjes së Kosovën.
Kryeministri Berisha ftoi zotin Barroso për një vizitë në Shqipëri, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha pati një takim të shkurtër me kancelarin austriak Alfred Gusenbauer, i cili rikonfirmoi dëshirën dhe vendimin e tij për të vizituar së shpejti Shqipërinë.