Kryeministri Berisha takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKI-t
Në kuadër të takimeve në OKB, Kryeministri Berisha takoi dje Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI) Ekmeleddin Ihsanoglu.
Kryeministri Berisha dhe zoti Ihsanoglu diskutuan për marrëdhëniet midis dy palëve si dhe vunë theksin tek çështja e Kosovës si themelore për rajonin. Kryeministri vlerësoi deklaratën e samitit të Pakistanit në mbështetje të planit Ahtisaari. Kryeministri u shpreh se çështja e Kosovës është një çështje e drejtë dhe kërkon angazhimin e të gjitha palëve për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon.