E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, Gjeneralin Buykanit

Gjatë vizitës në Turqi, Kryeministri Berisha u prit pasditen e sotme nga shefi i Shtabit të ushtrisë turke, Gjenerali Buykani. Kryeministri Berisha është kryeministri i parë që shefi i ushtrisë turke priti, pas marrjes së detyrës së tij pesë ditë më parë.

Kryeministri Berisha dhe Zoti Buykani u shprehën të një mendimi për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve aktuale midis dy vendeve tona në të gjitha fushat e veçanërisht në fushën ushtarake.

Kryeministri Berisha falenderoi gjeneralin Buykani për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Turqia dhe ushtria turke i ka dhënë Shqipërisë dhe ushtrisë shqiptare. Kryeministri Berisha vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin midis Forcave të Armatosura të të dy vendeve si dhe ndihmën logjistike dhe në fushën e arsimit për forcat detare dhe tokësore të ushtrisë shqiptare, që ka dhënë Turqia, duke ndihmuar në këtë mënyrë, në modernizimin e ushtrisë shqiptare.

Nga ana e tij, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Turke shprehu gadishmërinë e ushtrisë turke për të asistuar në logjistike ushtrinë shqiptare. Në kuadrin e kësaj ndihme zoti Buykani premtoi se Turqia do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të rojës bregdetare shqiptare.

Gjithashtu, pasditen e sotme, kryeministri Berisha u takua me ish presidentin e Turqisë Sulejman de Mirel dhe me Kryetarin e Partisë së Opozitës në Asamblenë turke, Partisë Republikane Popullore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›