E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha tzhvilloi një takim me kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të Turqisë, zotin Mehmet Arinç

Sot pasdite, kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me Kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të Turqisë, zotin Mehmet Arinç.

Në fillim të takimit, zoti Arinç rezervoi një përshëndetje të veçantë për kryeministrin shqiptar, duke shfaqur në monitorët e sallës së takimit, një urim mirëseardhje në gjuhën shqipe.

Gjatë takimit, kryeministri Berisha dhe zoti Arinç vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e më gjerë.

Kryeministri Berisha e njohu Kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të Turqisë me përpjekjet e qeverisë shqiptare për realizimin me sukses të reformave në vend, si dhe i shprehu falenderimet zotit Arinç në emër të qeverisë shqiptare, për ndihmën e që Turqia i ka dhënë dhe vazhdon ti japë Shqipërisë, në fusha si arsimi, shëndetsia, ushtria, etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›