Kryetarja e Kuvendit: Infrastruktura është prioriteti ynë, puna jonë për këtë gjeneratë, porta jonë për të ardhmen europiane.
Korridori 8 është rruga e integrimit të rajonit tonë, rruga e krijimit të një hapësire ekonomike Europiane, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, Jozefina topalli në takimin ndërparlamentar të Komisioneve të Transportit të Italisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, organizuar në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, tema e të cilit është: Përshpejtimi i realizimit të projekteve përgjatë Korridorit 8 Pan-Europian të Transportit.
Kryetarja e Kuvendit, në fjalën e saj përshëndetëse ndër të tjera tha se: Do doja të theksoja që ndjej një kënaqësi të madhe që jemi sot këtu të gjithë bashkë përfaqesues nga të katër parlamentet e vendeve tona për të hedhur një hap konkret në përshpejtimin e këtij korridori kaq të rëndësishme për të gjitha vendet që ai pershkon. Në takimet që kam zhvilluar me homologët e mi Z.Pirinski, Veljanovski e Fini kam gjetur një vullnet dhe predispozitë maksimale për të bashkrenduar të gjitha përpjekjet tona për të bërë të mundur cuarjen përpara të këtij projekti të madh të këtij korridori të integrimit e zhvillimit. Në maj të vitit të shkuar unë mora pjesë në takimin e përbashkët parlamentar mbi Perspektivën Europiane të Vendeve të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Parlamentin Europian. Në këtë takim, ashtu sikurse edhe kolegë të tjerë nga rajoni, nënvizova nevojën e pranisë së BE-së në rajon me projekte të mëdha rajonale infrastrukturore sic është edhe Korridori 8. Këto projekte ndikojnë drejtpërdrejtë në integrimin e zhvillimin e rajonit. Besoj se kuptoj mirë rëndësinë e transportit për rajonin tonë. E kam mësuar këtë rëndësi që e vogël, por edhe kur më duhej të udhëtoja disa orë nga qyteti im për të ardhur në Tiranë, kur u zgjodha deputete. Jemi te gjithe dëshmitarë të procesit të rigjenerimit të akseve kryesore rrugore në Shqipëri, dhe e ndryshimit që ato kanë sjellë në qytetet tona, në rajon por dhe në ekonominë tonë. Me kujtohet mbështetja që gjetëm në popull kur ne miratuam fillimin e rrugës Durrës - Morine, dhe sa entuziastë janë ata që shumë shpejt do lëvizin lehtësisht por edhe më lirë në gjithë veriun e Shqipërisë.
Të nderuar kolegë, Siç dihet ideja e ndërtimit të Korridorit pan-evropian 8, që lidh rajonet e Adriatikut dhe Detit të Zi, dhe që kalon përmes Republikës së Shqipërisë, Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, pjesë e Korridoreve dhe Rajoneve të Transportit Trans-Europian, u hodh në dy Konferencat Ministrore të mbajtura në Kretë më 1994 dhe ne Helsinki më 1997. Ky projekt ka një impakt të ndjeshëm jo vetëm në integrimin infrastrukturor por edhe ekonomik , mjofton të përmendim faktin se sipas një studimi të bërë nga Ministria e Ekonomisë Italiane humbjet për shkak të përdorimit të itinerareve alternative shumë më të gjata janë afro 1 miliard Euro/vit.
Një shifër qe do justifikonte çdo investim të rëndësishëm në rrjetin rrugor të Korridorit 8. Tërësia e projekteve të Korridorit 8 do të reduktojë ndjeshëm kohën e komunikimit të këtij rajoni me Italinë dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian, rrjedhimisht do rrise shkëmbimet tregtare dhe ekonomike të vendeve pjesë të këtij korridori. Nga ana tjetër ai sjell një integrim social e njerëzor të një rajoni që për një kohë të gjatë ka vuajtur izolimin e natyrshëm kërkon rikthimin në familjen Europiane. Ndaj dhe ky korridor është rruga e integrimit të rajonit tonë, rruga e krijimit të një hapësire ekonomike Europiane. Dhe ne do të vijojmë lobimin së bashku ashtu siç bëmë me vendet e rajonit edhe për projektet tona madhore, anëtarësimin në BE dhe NATO, me ratifikimet e MSA-së dhe protokollit të NATO-s. Zonja dhe zotërinj, Para se të ndalem shkurtimisht në zhvillimin e infrastructurës së Korridorit 8 në Shqipëri do doja të nënvizoja se gjatë këtyre katër viteve infrastruktura rrugore ka qënë një nga prioritet më të rëndësishme për vendit tim. Gjatë periudhës 2005 2009 ne kemi investuar në rrugë 2 miliard USD, vlerë kjo 7.2 herë më e madhe se ajo në periudhën 2001 2005. Gjatë kësaj periudhe Infrastruktura rrugore, është përmirësuar me ritme të paimagjinueshme më parë. Investime të mëdha janë bërë dhe po bëhen ne akse të ndryshme rrugore nga Veriu ne Jug e nga Lindja ne Perëndim të Shqipërisë duke sjellë një ndryshim të dukshëm dhe të prekshëm për të gjithë shqiptarët dhe duke bërë kështu që Shqipëria të shëndrrohet në një vend me infrasukturë Europiane. Një investim ambicioz (i shekullit për në shqiptarët) është ai që lidh Shqipërinë me shtetin e ri të Kosovës, jo vetëm kaq por ky projekt që do të lidhë Durrësin me Morinën, Prishtinën e Nishin është një korridor i ri rajonal që sic konsiderohet edhe në Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) të Rajonit të Europës Juglindore (SEETO) është një urë lidhëse mes korridoreve 8 dhe 10. Përsa i takon zhvillimit të infrastructurës së Korridorit 8 në Shqipëri mund të themi që shteti shqiptar ka treguar vëmëndje të veçantë në zbatimin hap pas hapi të projekteve të cilat janë pjesë e kësaj iniciative duke e konsideruar atë si një prioritet kombëtar.
Më konkretisht: Është bërë rehabilitimi i rrugës Durrës-Qafë Thanë dhe i lidhjeve rrugore Durrës-Vlorë paralel me investimet në portin e Durrësit.
(terminali i pasagjerëve dhe ai i kontejnerëve).
Në rrjetin rrugor të Korridorit 8 u shtuan edhe dy lidhje me Greqinë: Kapshtica dhe Kakavija, ndërsa me firmosjen e Memorandumit të Barit në këtë rrjet u përfshinë Portet e Barit, Brindizit dhe Vlorës.Edhe keto lidhje ,janë rehabilituar ose ndodhen në proces ndërtimi apo rehabilitimi.(segmenti Qaf-Thane-Korce). Aktualisht me ndihmën e Italisë, pa dyshim kontribuesi kryesor në zhvillimin e pjesës shqiptare të Korridorit 8, po kryhet Modernizimi i Portit të Vlorës, e segmenti Lushnjë-Fier.
Të nderuar pjesëmarrës,, Ky takim i sotëm është një hap konkret që parlamentet dhe vendet tona po ndërmmarrim për ti bërë apel BE-së dhe instucioneve të saj të na përkrahin për ti dhënë prioritet çështjes e projektit pan-europian te Korridorit 8.
Përshpejtimi i ndërtimit të këtij korridori merr rëndësi prioritare për disa arsye: Së pari rëndësia e komunikimit dhe furnizimit, duke përfshirë burimet e energjisë, në drejtimin nga rajoni i Detit të Zi deri ne rajonin e Adriatik-Mesdheut; Së dyti nevoja urgjente për ndërtimin e një autostrade moderne evropiane, që lidh vendet e Evropës juglindore ne drejtimin perëndim-lindje, si aksi kryesor i komunikimit në dhe përmes rajonit; Së treti rëndësia që ka marrë korridori si një element që lidh sistemet e transportit të Europës dhe Azisë me anë të projektit TRACECA. Unë mendoj se është momenti i duhur për të kërkuar mbeshtetje pasi ka një sërë argumetash në favor të diskutimit dhe zbatimit me prioritet të këtij projekti. - Siç e dini, programi i presidencës aktuale çeke parashikon diskutime të politikës së Rrjetit Trans-europian të Transportit. Komisioni Evropian është në proces të krijimit te një propozimi (Green Paper) për këtë politikë, po ashtu modernizimi i mëtejshëm i elementeve te rrjetit pritet të bëhet nga Grupi i Nivelit të Lartë. Në këtë kontekst, do të theksohen prioritetet e korridoreve kryesore të rrjetit. - Në periudhën që pasoi nënshkrimin e Memorandumit Mirëkuptimit për Zhvillimin e Korridorit VIII Pan-evropian të Transportit , shume punë praktike u be për përgatitjen e vlerësimit teknik të pikave kufitare te hekurudhave përgjatë korridorit; u identifikuan pjesët që mungojnë, zhvillimi i rrjetit rrugor përgjatë korridorit, si edhe lidhjet ndërmjet porteve dhe sistemeve logjistike që gjenden përgjatë tij.
- Në raportin e Grupit të Nivelit të Lartë, te vitit 2005 lidhja multi-modale Bari/Brindisi Durrës/Vlora Tirane Shkup Sofje Burgas/Varna (Korridori VIII) përcaktohet si pjesë e aksit prioritar te zgjerimit jug-lindor te Rrjetit te Transportit Trans-evropian. - Gjatë takimit të tij, të mbajtur më 12 qershor