E Diel, 1 Nëntor 2026

Senati i Francez ratifikon në unanimitet protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

  Senati i Francez ratifikoi sot pasdite në unanimitet protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.    Menjëherë pas ratifikimit të këtij protokolli nga Asambleja Nacionale, edhe anëtarët e Senatit Francez dhanë njëherësh votën e tyre pro anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ashtu sic Kryetari i Senatit të Francës, Larsher ia kishte premtuar Kryetares së Kuvendit në takimin që patën, gjatë vizitës së saj në Francë në Dhjetor 2008.
 
Në letrën e saj drejtuar Kryetarit të Senatit francez, Z. Gérard Larcher , Kryetarja e Kuvendit e falënderoi  për angazhimin e tij personal, për përfshirjen në axhendën e Senatit dhe  aprovimin e këtij protokolli, brenda një kohe të shkurtër.
 
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për senatorët francez,  për mbeshtetjen dhe besimin e tyre ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për të merituar anëtarësimin në NATO.
 
Gjithashtu Kryetarja e Kuvendit pati nje bisede telefonike me z.Bernard Fournier, Kryetar i Grupit te Miqesise France Shqiperi ne Senatin Francez te cilin e falenderoi per kontributin e tij dhe theksoi se ratifikimi i ketij protokolli është një tregues i përkrahjes së vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë Shqipërisë që ajo të rreshtohet si anëtare me të drejta të plota të NATO-s, krah vendeve të tjera të kësaj familjeje, me të cilët ndan të njejtat vlera të lirisë dhe demokracisë.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›