Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton rreth diplomave të nivelit të parë në universitete.
Në mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të datës 28 janar 2009, me kërkesën e Komisionit, ishte prezente Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Adriana Gjonaj, për të sqaruar mbi problemin e krijuar me diplomat e nivelit të parë në universitete, rrjedhojë e reformës në arsimin e lartë, me fillimin e aplikimit të sistemit të Bolonjës.
Pas sqarimeve të titullares së Ministrisë dhe debateve me anëtarët e Komisionit mbi formën, përmbajtjen dhe titullin e diplomës, mbi nevojën e bashkëpunimit të Ministrisë me senatet e universiteteve për këtë çështje, u arrit në përfundimin e domosdoshmërisë së një konsultimi juridik më të zgjeruar për përcaktimin, në radhë të parë, të titullit të diplomës, gjë që ka krijuar edhe konfliktin midis kësaj të fundit, senateve të universiteteve dhe studentëve.
Më pas, mbledhja vazhdoi me dyer të mbyllura për të diskutuar mbi projektdraftin Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë dhe me mënyrën se si do të procedohet më tej për diskutimin e tij, për të marrë mendime dhe sugjerime edhe nga faktorë të interesit.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 296).