E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon në New York, Presidentin e Bhutan Jigme Yoser Thinley

Gjatë qëndrimit në New York, ku po merr pjesë në punimet e sesionit të 66 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Kryeministri Berisha u takua me Kryeministrin e Bhutan Jigme Yoser Thinley.

Në takim u rikonfirmua vullneti  i dy palëve për t’i zhvilluar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, në dobi të së mirës së dy popujve dhe vendeve. Të dy kryeministrat ishin të të njëjtit mendim se është e nevojshme vendosja e një kuadri ligjor për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.

Kryeministri Berisha i kërkoi  Kryeministrit Jigme Yoser Thinley që Bhutani të marrë në konsideratë shqyrtimin e dosjes së Kosovës, duke theksuar se njohja e pavarësisë së shtetit më të ri të Europës do t’i shërbejë konsolidimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Në takim u theksua se njohja e pavarësisë së Kosovës është e drejtë legjitime e popullit të saj, i cili si asnjë popull tjetër përjetoi fushatën më të egër të spastrimit etnik nga regjimi milloshevician e tashmë po ndërton lirinë, demokracinë dhe të ardhmen e tij europiane dhe është shndërruar në faktor stabiliteti, miqësie e bashkëpunimi në rajon.


20/09/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›