Kryeministri Berisha takon në New York, Presidentin e Sllovenisë Danilo Turk
Kryeministri Berisha u takua në New York, me Presidentin e Sllovenisw Danilo Turk.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, si dhe u konfirmua vullneti i palëkundur i Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare për të ecur përpara me shpejtësi me projektin madhor kombëtar të anëtarësimit në Bashkimin Europian, por edhe mbështetja e palëkundur e vendit dhe popullit mik slloven ndaj Shqipërisë për hapat e mëtejshme drejt këtij anëtarësimi.
Po ashtu, në takim u ripohua vullneti i të dy vendeve për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti atë ekonomike, shprehje e të cilit është edhe suksesi i kompanive sllovene që janë në mënyrë aktive prezente në tregun shqiptar.
20/09/2011