E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takon ne Rome Jane Lute

Kryeministri, Sali Berisha, zhvilloi sot, gjatë qëndrimit në Romë, një takim dhe një bisedë të ngrohtë e miqësore me Zëvendëssekretaren për Çështjet të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Jane Lute.
 Kryeministri Berisha e njohu me zhvillimet e vrullshme dhe transformimet e rëndësishme që kane ndodhur në vend gjatë kësaj periudhe dhe e ftoi përzemërsisht Zëvendëssekretaren Lute të vizitojë sërish Shqipërisë,  si mike e vërtetë e vendit tonë dhe e kombit shqiptar.
 Nga ana e saj Lute tregoi interes të veçantë për zhvillimin e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, duke i treguar Kryeministrit Berisha se ka qenë në Shqipëri në fillim të vitit ‘92 dhe se ndjehet një admiruese e vendit tonë. 
Gjatë bisedës, Kryeministri Berisha dhe Lute rikonfirmuan vullnetin e të dy qeverive e vendeve për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë. Zëvendëssekretarja Lute e falenderoi Kryeministrin, në emër të qeverisë dhe SHBA-së, për bashkëpunimin shumë të mirë e shumë të frytshëm në të gjitha aspektet e sigurisë.
 Më tej, ata u  ndalën edhe në zhvillimet e fundit në rajonin e Mesdheut dhe Afrikës Veriore e më gjerë, për sa i përket çështjeve të sigurisë, pas ndryshimeve rrënjësore që vijuan pas “Pranverës arabe”, por edhe për situatën në  rajonin e Europës juglindore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›