E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujesjellesi i Fierit se shpejti me 5 stacione te reja pompimi

Ujësjellësi i Fierit së shpejti do të pajiset me 5 stacione të reja pompimi falë investimit të BB dhe qeverisë shqiptare me vlerë 3.5 mln euro. Gjatë një inspektimi të punimeve për këto stacione pompimi ministri Olldashi deklaroi se ky investim do të rrise kapacitetin dhe cilësinë e furnzimit me ujë të pijshëm për banorët e komunave dhe bashkive që furnizohen nga ky ujësjellës. Jane 5 stacione të reja pompimi dhe afërsisht 200 mijë banore që përfitojne nga ky investim.

Stacioni i ri i pompave në vendburimet e ujësjellësit në Kafaraj do të ulë edhe koston e furnizimit me ujë .

Së shpejti stacioni i ri do të lidhet me rrjetin e ujësjellësit të Fierit duke përfunudar kështu një investim që ka nisur përpara disa vitesh .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›